Linux Weekend

Linux Weekend është eventi i parë në Shqipëri dedikuar totalisht sistemit operativ Linux dhe distrove të tij!
Eventi organizohet nga anëtarë të Open Labs Hackerspace, një organizatë shqiptare jo qeveritare, jo fitimprurëse, që promovon iniciativa free libre open source që prej 2012 dhe tashmë është e njohur midis të apasionuarve për teknologjinë, për iniciativat që ndërmer, njohuritë dhe energjitë që ndan dhe të rinjtë që frymëzon.
Qëllimi i eventit është ndërgjegjësimi i njerëzve që të fillojnë e të përdorin Linux, një sistem operativ open source, të socializohemi me Linux-axhinj të tjerë nga rajoni, të njihemi me distrot e ndryshme të Linux dhe mënyrën se si të kontribuojmë në komunitetet përkatëse, të organizojmë workshope dhe prezantime për Linux, pa harruar këtu dhe installfest.
Linux Weekend organizohet për herë të parë në javën e fundit të marsit.

Ligjëruesit

Ajkuna Mujo
Ajkuna Mujo

Fedora Ambassador

Ajkuna Mujo është një studente nga Tirana. Ajo ndjek studimet për Informatikë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës (FSHN), Universiteti i Tiranës. Më parë ajo ka fituar edhe vendin e dytë në konkursin Godot. Që nga Prilli i vitit 2016 ajo është edhe anëtare e Open Labs Hackerspace dhe gjithashtu një ndër ambasadoret e Fedora në Shqipëri.

Aldo Ziflaj
Aldo Ziflaj

Programues

Aldo është një nga bashkëthemeluesit e Things Lab, një përdorues i përditshëm i Linux dhe një programues i apasionuar pas zhvillimit të programeve dhe teknologjive më të fundit.

Anxhela Hyseni
Anxhela Hyseni

Fedora Ambassador

Anxhela Hyseni (20 vjec) është lindur në Tiranë, në vitin 1996. Ajo është në vitin e fundit të studimeve të saj për Informatikë, pranë Universitetit të Tiranës. Ajo është ambasadore e Fedora në Shqipëri, si dhe një “gamer” me kohë të pjeshme. Në Marsin e kaluar ka ndjekur edhe një trajnim për krijimin e lojrave pranë Godot, në fund të të cilit pati rezultate shumë të mira.

Anxhelo Lushka
Anxhelo Lushka

Student - TDF Member

Anxhelo është një student 19 vjecar që ndjek studimet në Inxhinieri Informatike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Ai është shumë i apasionuar pas dizanjit dhe kontribues në disa projekte Open Source, përfshirë Fedora, LibreOffice, etj.

Boris Budini
Boris Budini

Student

Boris Budini, momentalisht në vitin e pare gjimnaz. Aktiv në projekte të ndryshme open source që nga viti 2015. I apasionuar pas Open source hardware.

Dashamir Hoxha
Dashamir Hoxha

Inxhinier Kompjuterik

Dashamir Hoxha, Inxhinier Kompjuterik, me experiencë në inxhinieri software-ësh, zhvillim të aplikacioneve Web,Linux dhe konfigurim/administrim rrjetesh , manaxhim konfigurimesh, shkrim dokumentimesh dhe më shumë.

Dimitar Zahariev
Dimitar Zahariev

openSUSE Bulgaria

Dimitar është një mbështetës i openSUSE nga Bullgaria. Në kohën e tij të lirë ai ndihmon në përhapjen e lajmit tek të tjerët dhe ofron ndihmën e tij që sa më shumë njerëz ta adoptojnë këtë sistem.

Edmond Cukalla
Edmond Cukalla

Linux systems

Edmond ka punuar për rreth 9 vite me sistemet Linux AO&M dhe i pëlqen të punojë në një mënyrë të “pastër” dhe të sigurtë, pa dhimbje koke.

Jona Azizaj
Jona Azizaj

Fedora Ambassador

Jona studion Informatikë Ekonomike në Universitetin e Tiranës dhe është gjithashtu hacktiviste në Open Labs. Ajo është e apasionuar pas filozofisë së Open Source dhe beson në transparencë dhe bashkëpunim, Internet të hapur dhe të lirë.

Jor Bashllari
Jor Bashllari

Student

Jor Bashllari, gjimnazist, mbështetës vullnetar në teknologji, “tinkerer”~ I pëlqen të eksperimentoj me makineri të ndryshme dhe pjesët e tyre.

    Justin W. Flory
    Justin W. Flory

    Fedora Contributor

    Justin W. Flory ëshë student i “Rochester Institute of Technology “ dhe kontribues në Fedora Project. Ai kontribuon në pjesë të ndryshme të komunitetit të Fedora, ndihmon në organizimin e eventeve open source dhe programeve outreach në kampusin e tij universitar, dhe është i apasionuar pas komuniteteve open source.

    Kristi Progri
    Kristi Progri

    Outreachy Intern at Mozilla

    Kristi është Kryetare e bordit në Open Labs Hackerspace, Mozilla Tech Speaker si dhe pjesëmarrëse në programin Outreachy. Si pjesë e skuadrës së organizatorëve prej disa vitesh ajo ka ndihmuar në formëzimin e OSCAL si konferenca më e madhe Open Source në Shqipëri. Ajo gjithashtu është autore në Sitepoint.

    Mariana Balla
    Mariana Balla

    Studente

    Mariana Balla është studente e Teknologjisë së Informacionit pranë Universitetit të Tiranës. Ajo është e apasionuar pas idesë së projekteve Open Source.

    Melisa Sulko
    Melisa Sulko

    Studente

    Melisa Sulko është një studente që ndjek vitin e tretë të studimeve në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Ajo është kontribuese në projekte si Nextcloud, Fedora dhe Openstreet Map.

    Nafie Shehu
    Nafie Shehu

    OpenStreetMap Contributor

    Nafie studion Teknologji Informacioni dhe Komunikimi dhe është anëtare e Open Labs. Ajo ka pasion kodimin dhe projektet open source. Kontribuon në disa prej tyre si OpenStreetMap, Wikipedia etj.

    Redon Skikuli
    Redon Skikuli

    Hacktivist

    Redon Skikuli, hack-tivist , promovues i kulturës/dijes së hapur, i vendosur në pjesën e Ballkanit. Në vitin 2012 bashkëthemeloi Open Labs Hackerspace, komunitetin e bazuar në Tiranë që promovon idenë pas teknologjive me burim të hapur, konceptin e të përbashkëtës (the commons), reformës së të drejtave të autorit dhe të dhënat e hapura.

    Sidorela Uku
    Sidorela Uku

    Studente

    Sidorela është studente e Inxhinierisë Informatike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Ajo është anëtare e Open Labs Hackerspace dhe kontribuese në disa projekte open source.

    Silva Arapi
    Silva Arapi

    Nextcloud Contributor

    Silva është kontribuese aktive në Nextcloud. Ajo është shumë e apasionuar në sigurinë e Informacionit dhe privatësinë e të dhënave. Silva është mbështetëse e filozofisë open source dhe përdoruese e rregullt e programeve me burim të hapur.

    Suela Palushi
    Suela Palushi

    phpList

    Suela ka mbaruar studimet për Informatikë Ekonomike dhe vazhdon MSC. Ajo është pjesë e Open Labs dhe e kompanisë phpList dhe kontribuon në programe open source.

    Xheni Myrtaj
    Xheni Myrtaj

    Frontend Developer

    Xheni ka studiuar Informatikë Ekonomike dhe tani vazhdon MSC për Siguri Informacioni. Ajo është përdoruese e Linux prej vitesh dhe promovuese e open source.

    Na kontaktoni

    Adresa
    Rruga "Pjeter Budi", Nr. 67 Tirana, AL
    Pyetje?